Ja arsyeja pse Neymar nuk po transferohet dot te Barcelona

Ja arsyeja pse Neymar nuk po transferohet dot te Barcelona

10:37, 20/08/2019

Më 18 shkurt në Nyon, u mbajt një mbledhje e Komitetit Strategjik të UEFA-s për futbollin profesional.

Aleksander Ceferin, Presidenti i UEFA-s, si dhe Josep Maria Bartomeu, Nasser al-Khelaïfi, Andrea Agnelli dhe Peter Lawwell, që përfaqësonin respektivisht, FC Barcelonën, Paris Saint-Germain, Juventus dhe Celtic Glasgow, ishin të pranishëm. 

Sipas asaj që  raporton Mundo Deportivo , takimi midis presidentit  të katalanasve dhe atij të PSG nuk ka qenë shumë miqësor.

Në momentin që ata po uleshin, Al Khelaifi u drejtua nga homologu i tij spanjoll dhe e përshëndeti me fjalët “ Si je mashtrues” .

Kjo sjellje kishte një arsye: Transferimi i Frenkie de Jong tek Barcelona. 

Këtë verë, FC Barcelona mirëpriti mesfushorin holandez, pasi e kishte njoftuar këtë blerje që në janar. 

Një nga konkurrentët e Barçës për transferimin e De Jong nuk ishte askush tjetër përveç PSG.

Parisienët u përpoqën deri në fund për të bindur agjentin e lojtarit, Oscar Grau, por ishte e kotë. 

Duket se presidentët kanë pasur një marrëveshje të fshehtë midis tyre për  De Jong, por duket se kjo marrëveshje është thyer nga presidenti i Barcelonës.

Ky tension që është krijuar midis presidentëve shpjegon dhe ngecien e bisedimeve mes palëve për çështjen Neymar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco