Flamurtari zyrtarizon një tjetër përforcim në repartin e mbrojtjes

Flamurtari zyrtarizon një tjetër përforcim në repartin e mbrojtjes

09:21, 20/08/2019

Flamurtari ka zyrtarizuar dhe një tjetër përforcim në radhët e saj. Bëhet fjalë për një mbrojtës shtatlartë argjentinas por që luan në kampionatin Meksikan të futbollit.

Sebastian Ariel Ibars është zyrtarisht futbollisti më i ri i Flamurtarit. Qëndërmbrojtësi 28-vjeçar ka të dhëna shumë të mira dhe mund të konsiderohet si nga prurjet më cilësore të Flamurtarit në këtë merkato.

Në karrierën e tij Ariel Ibars ka luajtur kryesisht në kategorinë e dytë të futbollit argjentinas fillimisht me skuadrën e Almirante Broën dhe më pas me All Boys.

Ndërkohë në sezonin e fundit ai ishte pjesë e skuadrës së ligës së dytë meksikane Cafetaleros de Chiapas, skuadër me të cilën zhvilloi në total 17 ndeshje duke realizuar dhe 2 gola.

Në ditët e ardhshme 28-vjeçari argjentinas pritet t’i bashkohet Flamurtarit në stërvitje për të qenë gati për startin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore.

Me afrimet e dy shkodranëve Gocaj dhe Pjeshka por edhe të Lirim Memës dhe Ariel Ibars, por edhe Franc Veliun që pritet të rinovojë,Flamurtari kompleton repartin e mbrojtjes.

Vlonjatët kërkojnë të vazhdojnë me përforcime pavarësisht se ndodhen në një moment krize, ata na premtojnë surpriza të tjera në ditët në vazhdim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco