Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Legjenda e United 'shpërthen' ndaj Pogba: Çfarë i duket vetja

Legjenda e United 'shpërthen' ndaj Pogba: Çfarë i duket vetja

08:37, 20/08/2019

Në minutën e 68 Paul Pogba gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e francezit u neutralizua nga portieri kundërshtar.

Penalltia e humbur nga francezi krijoj shumë polemika, e një ndër ata që nuk ngurroj të komentojë ishte dhe legjenda e Manchester United, Gary Neville.

Neville foli me tone të ashpra ndaj Pogbas, duke e quajtur arrogant me sjelljet e tij.

"Nuk e kuptoj realisht se pse duhet ta merrte ai dhe ta godiste penalltinë? Çfarë i duket vetja se mund të vendosë ai, për më tepër që nuk tregoi se është lider në këtë ndeshje?! Nuk më pëlqeu aspak kjo sjellje, aspak! Rashford e godet shumë mirë dhe edhe ndaj Chelseat e pamë këtë gjë. Pogba ka humbur katër penallti deri tani, që prej sezonit të shkuar, atëherë pse duhet ta godasë ai".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco