Balotelli: Nëna ‘shpërtheu’ në lot kur mori vesh që do të luaj me Brescia-n

Balotelli: Nëna ‘shpërtheu’ në lot kur mori vesh që do të luaj me Brescia-n

20:55, 19/08/2019

Mario Balotelli ka treguar se nëna e tij kishte qarë nga lumturia kur ai iu bashkua klubit të vendlindjes se tij, Brescias.

“Ishte ëndrra e babait tim të më shikonte në këtë fanellë”, tha fillimisht Super Mario.

Edhe pse sulmuesi kishte lindur në Palermo nga prindër ganez, ai kishte lëvizur për në Brescia në moshën 2-vjeçare dhe familja e tij që e kishte adoptuar ende jeton aty, edhe pse babai i tij adoptues nuk ka shumë kohë që ka vdekur.

Kjo i bie si klubi i vendlindjes së tij, edhe pse ai kishte filluar të luante në akademinë e të rinjve jashtë qytetit në Lumezzane dhe pastaj në Inter, kështu që kurrë nuk kishte luajtur për Brescian.

“Presidenti dhe unë jemi takuar në Angli disa vite më parë. Mino Raiola e propozoi si ide dhe nuk ishte shumë vështirë për mua që ta zgjedh Brescian”, tha Balotelli në konferencë për shtyp.

“S’kam frikë fare. Objektivi i im i vetëm është ta ndihmoj skuadrën të rritet sa më shumë që mundem, t’i mbështes shokët e mi të skuadrës dhe ata të me mbështesin mua. Mendoj se ju keni më shumë frikë nga dështimi sesa unë”, vijoi ai.

Balotelli në konferencë është pyetur nëse frikësohet me ndonjë abuzim racist siç ndodh në stadiume të Serie A.

“Shpresoj që nuk do t'i shohim këto incidente të përsëritura që kanë ndodhur shumë, shumë vite më parë kur isha për herë të fundit në Itali. Nuk dua të mendoj për këtë”.

“Ndoshta kam kaluar më shumë karrierën jashtë Italisë. Nëna ime qau kur i thashë se ka mundësi të vij dhe të luaj për Brescia-n! E pyeta çfarë mendon dhe ajo vetëm qante. Ishte shumë e lumtur. Babai im ishte nga Brescia, ai ishte tifozë i skuadrës dhe e kishte ëndërr të me shihte duke luajtur me këtë fanellë, kështu që mendoj edhe ai do të ishte i lumtur”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco