Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Adriano Galliani flet mbi futbollin e qytetit të Milanos: Shpresoj që të rikthehet në nivelet e saj më të mira

Adriano Galliani flet mbi futbollin e qytetit të Milanos: Shpresoj që të rikthehet në nivelet e saj më të mira

14:59, 19/08/2019

Ish- drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Milanit, Adriano Galliani, nw njw intervistw pwr “Goal.com”, ka shprehur dëshirën e tij që dy klubet e qytetit të Milanos (Milan, Inter) të rikthehen në nivelet më të larta evropiane.

Galliani udhëhoqi “kuqezinjtë” në periudhën më të suksesshme të tyre nga 1986-2017, kur ata fituan pesë Kupa Evropiane / Ligat e Kampionëve dhe tetë tituj të Serisë A.

 Milani, si dhe rivalët e tyre të qytetit Inter kanë shfaqur një nivel të dobët në vitet e fundit, por Galliani shpreson që kjo situatë do të ndryshojë.

"Inter fitoi tre titujt më të rëndësishëm në 2010, dhe vitin pasues Milani fitoi Scudetto. E që nga atëherë, ka pasur një dominim të Juventusit, "tha ai, për Goal.com .

"Shpresoj që qyteti i Milanos të kthehet në epokën e tij të artë, të viteve 1960, kur të dy ekipet fituan dy Kupa Evropiane.

"Shpresoj gjithashtu të dyja ekipet të bëhen lokomotiva e Italisë në aspektin e futbollit, ashtu siç është qyteti për sa i përket ekonomisë."

Galliani është ende duke punuar me Silvio Berlusconi, i cili kishte në pronësi Milanin për mbi 30 vjet, skuadra e tij aktuale Monza do të luaj kundër Fiorentinës së Vincenzo Montellës të dielën në mbrëmje për Coppa Italia.

"Unë jam i lidhur emocionalisht me Vincenzo, i cili është trajneri i fundit që ka ngritur  trofe me Milanin.”

"Ende e kam fotografinë në telefonin tim kur ngritëm Supercoppa në Doha në vitin 2016,” përfundoi Galliani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco