Diego Forlan kujton sherrin e famshëm: Ferguson u largua dhe u duk sikur debati përfundoi, por Beckham...

Diego Forlan kujton sherrin e famshëm: Ferguson u largua dhe u duk sikur debati përfundoi, por Beckham...

11:58, 19/08/2019

Diego Forlan në një intervistë për “Mirror” ka treguar disa detaje nga sherri i famshëm midis Alex Ferguson dhe David Beckham.

Beckham mbeti i çarë në vetull nga incidenti, pasi u godit nga Ferguson me një këpucë.

Trajneri e fajësonte mesfushorin për humbjen 2-0 ndaj Arsenal në FA Cup.

“Ishte një sherr i tmerrshëm. Ishte pas ndeshjes kundër Arsenalit në Kupën FA dhe Ferguson nuk ishte i lumtur, sepse Pires kishte pasur rrugë të lirë në krahun e majtë. Geri Nevil ishte i spostuar shumë përpara dhe Bekham nuk e kishte mbuluar. Në dhomën e zhveshjes, Ferguson dhe Bekham nisën të fyejnë njëri-tjetrin.

Çdo fyerje ishte më keq sesa e mëparshmja dhe të dy donin që të thoshin fjalën e fundit.

 Më pas, Fergi u largua dhe u duk sikur debati përfundoi, por Bekham tha diçka tjetër. Trajneri u kthye dhe pa një këpucë në dysheme dhe e goditi drejt tij. Një takë e zuri atë në vetull dhe u ça. Brenda një çasti ata u bënë gati të kapeshin me duar. Ky ishte momenti kur Kin dhe Nistelroi ndërhynë për t’i ndarë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco