Tuchel: Neymar largohet, vetë nëse ndodh kjo gjë...

Tuchel: Neymar largohet, vetë nëse ndodh kjo gjë...

09:59, 19/08/2019

PSG humbi ditën e djeshme ndaj Rennes. Neymar mungonte në këtë ndeshje, dhe mungesa e tij u ndie në ekip.

Ndërkohë që e ardhmja e brazilianit është në udhëkryq, trajner Thomas Tuchel e përjashtoi mundësinë e largimit të Neymar pa siguruar zëvendësimin adekuat.

"Ai nuk do të largohet pa rekrutimin e dikujt tjetër, që ta zëvendësojë. Kjo nuk është e mundur, - tha Tuchel në konferencën e tij të shtypit, pas ndeshjes. - Është e qartë, nëse qëndron, ne do të kemi një lojtar të madh, që do të na ndihmojë të fitojmë. Unë gjithmonë them të njëjtën gjë, merkatoja është e hapur edhe më shumë se 10 ditë, ndaj kjo çështje mos mendoni se do të zgjidhet nesër, ose pasnesër. Ajo që unë mendoj nuk është e rëndësishme. Sot lojtari im nuk mund të luajë, sepse nuk ka bërë asnjë stërvitje si të tjerët. Kjo është situata dhe asgjë nuk ka ndryshuar".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco