Lerda: E rëndësishme kjo fitore, tani i fokusohemi kampionatit

Lerda: E rëndësishme kjo fitore, tani i fokusohemi kampionatit

22:39, 18/08/2019

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, tha një intervistë për mikrofonin e “Rtsh” pas fitores së Superkupës ndaj Partizanit, ku teksa foli për lojën dhe për kampionatin në tërësi, u tërbua në fund të intervistës, dhe u largua duke mos pranuar më pyetje të tjera.

Një ndeshje për zemra të forta. E kishit parashikuar kështu?

Dua t’ia dedikoj këtë fitore familjes sime. Ishte një ndeshje që e filluam shumë mirë. Mund të shënonim edhe të dytin apo të tretën, këtë keqardhje kam. Më pas Kukësi barazoi, luajti më mirë, por ne besuam, dhe në fund luajtëm aq mirë sa në fillim, dhe e merituam fitoren.

Gabimet në mbrojtje…

Dua të shoh ndeshjen, për të korrigjuar gabimet. Ka pasur gabime tek goli i parë në vendosjen e lojtarëve.

Pse skuadra ishte e çorganizuar në pjesën e dytë?

Ndodhi që goli i barazimit të Kukësit, na dëmtoi moralin dhe na futi në presion. Na bëri të gabojmë, dhe djemtë tanë vuajtën mundësitë e humbura. Kukësi, me lojtarë të mirë fizik, na vuri në vështirësi pastaj.

Si e sheh sezonin që po nis?

Kampionati do të jetë i vështirë dhe kompleks. Janë 3-4 skuadra që luftojnë. Ishte e rëndësishme për ne që të fillonim mirë sot. Tani do i dedikohemi kampionatit.

Nëse ekipi do ishte më agresiv, a mendoni se do e mbyllnit ndeshjen pa shtesa?

Ne bëmë një pjesë të parë të mirë, dhe pengu i vetëm ishte që nuk dyfishuam. Natyrisht, edhe Kukësi është një skuadër me vlera, dhe ndonjëherë nuk të lë të shprehesh në mënyrën më të mirë. Ndonjëherë, nuk është thjesht çështje teknike apo taktike, por edhe mentale.

Sa i kënaqur jeni me Brojën? A keni nevojë për ndërhyrje të tjera në merkato?

Nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Të katërta pyetjet e drejtuara ishin të njëjta. Për mua, këtu intervista është e mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco