Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Statistikat/ Chelsea nuk di të fitojë, Lampard zhgënjen sërish

Statistikat/ Chelsea nuk di të fitojë, Lampard zhgënjen sërish

19:40, 18/08/2019

Chelsea  nuk ka shkuar më shumë se një barazim në përballjen ndaj Leicester.

“Blutë e londrës” kaluan në avantazh shumë shpejt, Mout shënoi për skuadrën e Chelseat që në minutën e 7 të takimit.

Por më pas skuadra  e Lampard nuk arriti që të ishte e saktë përpara portës duke humbur shumë raste.

Kjo i dha mundësinë skuadrës mike të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 67-të me autor Ndidi.

Pas dy javëve kampionat, Chelsea ka vetëm një pikë, ndërsa kujtojmë se në sfidën e parë u shkatërrua nga Manchester United me rezultatin 4-0.

Lampard pas humbjes në "Old Trafford" dhe me barazimin e sotëm do t’i duhet që të përballet me një lumë kritikash, për paraqitjet e dobëta nga ana e skuadrës së tij. /Syri.net

Skuadra e Leicester në pjesën e dytë arriti që të barazoi shifrat me anë të të riut Ndidi në minutën e  (67).

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco