VIDEO/ Në Brazil ndeshjen e ndërpresin bletët, shihni pamjet kur ato pushtojnë fushën

VIDEO/ Në Brazil ndeshjen e ndërpresin bletët, shihni pamjet kur ato pushtojnë fushën

16:16, 18/08/2019

Takimi midis Fortalezas dhe Internacional në Brazil u shty për disa minuta pasi mijëra bletë kishin pushtuar flamurin e këndit.

Në fushë kanë hyrë forcat zjarrfikëse të cilat kanë përdorur ujë dhe pesticide të ndryshme për të larguar bletët, pasi ishin kushte të pamundura për të luajtur futboll.

Numri i lartë i bletëve të pranishme, ka bërë që të përdoren lëndë të ndryshme, ndërkohë që janë zëvendësuar edhe flamurët bashkë me shkopin te pjesa e këndores. Më pas, takimi ka nisur normalisht ku në fund, ishin miqtë e Internacionalit fitues me rezultatin 0-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco