Interi fiton me Gozano, shënojnë Lukaku dhe Politano

Interi fiton me Gozano, shënojnë Lukaku dhe Politano

14:07, 18/08/2019

Interi ka zhvilluar miqësoren e fundit mëngjesin e sotëm, në të cilën triumfuan me rezultatin 2-0 kundër Gozano, të cilët militojnë në Serie C.

Një gol i blerjes së kësaj vere, Romelu Lukaku dhe një gol i Mateo Politanos, i dhanë zikaltërve fitoren në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të kampionatit.

Në këtë miqësore tekniku Konte, përdori në majën e sulmit dyshen Lukaku dhe Martinez, të cilëve iu duhet edhe pak kohë për tu përshtatur me njëri-tjetrin. Diego Godin mungon për shkak të dëmtimit dhe pritet të debutojë në ndeshjen e dytë të kampionatit, në Sardenjë kundër Kaljarit.

Konte e nisi ndeshjen me formacionin 3-5-2, duke aktivizuar këta lojtarë:  Handanoviç, D’Ambrosio, De Vraj, Shkrinjar, Kandreva, Sensi, Brozoviç, Vesino, Asamoah, Martinez, Lukaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco