Broja shkëlqen me Çelsin: Realizon dopietë, jep asis dhe mer penallti

Broja shkëlqen me Çelsin: Realizon dopietë, jep asis dhe mer penallti

12:27, 18/08/2019

Armando Broja është një tjetër sulmues i ri nga Shqipëria që po shkëlqen jashtë kufijve duke u bërë protagonist në akademinë e Çelsit në Angli.

Ndonëse vetëm 17 vjeç, ai ka një fizik të jashtëzakonshëm dhe dje ka shënuar një tjetër dygolësh me skuadrën e Çelsit U-18.

Broja ishte protagonisti kryesor në fitoren e bluve të Londrës ndaj Uest Hemit, në shifrat 4-2. Broja realizoi dopietë, dhuroi gjithashtu një asis si dhe fitoi një 11-metërsh. Ndërsa vetëm një javë më parë ai i shënoi 2 gola edhe Arsenalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco