Ikardi dëshiron Juven, por Napoli ka një ofertë të re

Ikardi dëshiron Juven, por Napoli ka një ofertë të re

11:58, 18/08/2019

Sulmuesi argjentinas dhe Wanda Nara dëshirojnë ta mbajnë fjalën e tyre me Paratici, por ata nuk mund të presin deri në minutën e fundit sepse De Laurentiis kërkon një përgjigje deri të mërkurën.

Deri në fund të merkatos duhet të kalojnë pesëmbëdhjetë ditë (2 shtator), por rasti i Ikardit i ka orët e numëruara.

Për lojtarin interesohet Napoli, të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta pasur atë në skuadër. De Laurentis e pëlqen shumë sulmuesin argjentinas, teksa i ka ofruar atij një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon dhe i ka premtuar se do ta përqendrojë të gjithë projektin e skuadrës rreth tij.

Të kaltrit janë të gatshëm të fusin në marrëveshje për të arritur te 26-vjeçari edhe shërbimet e sulmuesit polak, Milik. Zikaltërit janë në kërkim të një sulmuesi dhe do të ishin dakord me afrimin e polakut, i cili e njeh mirë Serie A.

Gjithsesi gjithçka varet nga dëshira e Ikardit, i cili tani pret një ofertë nga Juventusi dhe pse transferimi në Torino duket i vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco