Uzuni shënon golin e parë personal në Kroaci, feston me shqiponjë

Uzuni shënon golin e parë personal në Kroaci, feston me shqiponjë

11:39, 18/08/2019

Myrto Uzuni rikthehet si protagonist te skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit.

Pas një fillimi jo të mirë të sezonit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e tij të parë me Lokomotivën e Zagrebit në këtë kampionat, pikërisht në javën e 5-të në sfidën ndaj Varazdin duke i dhënë një pikë ekipit të tij.

Uzuni ndryshe nga shqiptarët e tjerë Çokaj, Tuçi e Kastrati e nisi ndeshjen nga stoli por në fillimin e pjesës së dytë trajneri Goran Tomic, aktivizoi kuqeziun pikërisht në vend të Çokajt dhe pas vetëm 10 minutash në fushë, Uzuni realizoi me kokë golin e barazimit 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll e gjitha ndeshja me Lokomotivën e Zagrebit që pas 5 javëve të para të kampionatit kroat ka grumbulluar vetëm 4 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco