'Kasaphanë' mes tifozëve në stadium, theren 3 persona

'Kasaphanë' mes tifozëve në stadium, theren 3 persona

11:10, 18/08/2019

Të shtunën në mbrëmje, shpërtheu dhuna para ndeshjes së futbollit mes ekipeve Motagua dhe Olimpia në Honduras.

Gjithçka filloi kur disa tifozë e sulmuan me gurë autobusin e ekipit Motagua, ku u lënduan tre lojtarë të këtij klubi.

Pasi zyrtarët e federatës e anuluan ndeshjen, grupet e tifozëve i filluan përleshjet brenda dhe jashtë stadiumit.

“Tre njerëz kanë vdekur, ndërsa shtatë të tjerë janë qëlluar me armë ose janë therur me thika. Një prej tyre është fëmijë. Tre persona të therur janë në gjendje të rëndë”, tha zëdhënësja e spitalit lokal, Laura Schoenherr, shkruan “BBC”.

Më shumë se 10 mijë persona ishin në stadium kur filluan përleshjet. Policia përdori gaz lotsjellës për t’i larguar personat e dhunshëm dhe për ta shmangur ballafaqimin mes dy grupeve rivale.

Klubi i Motagua-s publikoi në internet fotografi të lojtarëve të lënduar dhe autobusit të dëmtuar, të cilët u dërguan në spital. Zyrtarët e ekipit i fajësuan tifozët “ultras” të Olimpia-s për këtë tragjedi, duke kërkuar dënim të ashpër nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco