Ish-mbrojtësi i Shpresave Ardit Toli, po testohet te Dortmundi

Ish-mbrojtësi i Shpresave Ardit Toli, po testohet te Dortmundi

10:58, 18/08/2019

Ardit Toli, ish-mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, ka prej një jave që stërvitet te gjermanët e Borusias së Dortumundit.

Lajmi është zbuluar nga mediat greke, që kanë siguruar edhe një fotografi të 22-vjeçarit me fanellën e verdhe të Dortmundit.

Image

Toli është prodhim i akademisë së Olimpiakosit, ndërsa që nga vitit 2017 luan për klubin e Kisamikos, që militon në Ligën e Dytë greke.

Sipas “sport24.gr”, prej një jave Toli po testohet në Gjermani me shpresën për të firmosur me klubin e madh nga Vestfalia.

Për momentin mbrojtësi nuk është përfshirë në skuadrën e parë, por në atë U-23 të verdhezinjve.

Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 dhe të rinjve të Olimpiakosit është dhënë në dy sezonet e fundit në formë huazim te Kisamikos nga kampionët në fuqi të Greqisë.

Në sezonin e fundit ai luajti 32 ndeshje, ndërsa tani ëndërron të firmosë për klubin gjerman, ku mund ta nisë nga ekipi U-23.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco