Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FFK-ja dhe FSHF-ja vitin tjetër me risi: ‘Një trofe zyrtar mes klubeve kosovare dhe shqiptare’

FFK-ja dhe FSHF-ja vitin tjetër me risi: ‘Një trofe zyrtar mes klubeve kosovare dhe shqiptare’

10:28, 18/08/2019

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu, në studion e emisionit “Favorit” në “T7”, bëri të ditur se FFK-ja është duke bashkëpunuar me FSHF (Federatën Shqiptare të Futbollit ) për të themeluar një kupë të përbashkët për klubet nga Kosova dhe Shqipëria.

Bisedimet mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe atij të FFK-së Agim Ademi për një kupë të tillë, janë të avancuara. “Ne kemi biseduar me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe besoj se vitin e ardhshëm do të fusim risi, ku do të kemi një trofe zyrtar, që do të përballte ekipet kosovare dhe ato shqiptare”, zbuloi Salihu në “Favorit”.

“Prandaj, mendoj se ka ardhur koha që të bëjmë diçka në bashkimin e futbollit shqiptar”, tha Salihu. “Do të kemi sponsorë të ndryshëm, do të hynin edhe qeveritë së bashku. E kemi diskutuar, do të ketë benefit material. Bylbyli nganjëherë është ekstrem në këtë drejtim, por me të drejtë se qëllimet i ka të mira.

Por, duhet ta kuptojmë se ne jemi një popull dhe dy kombëtare”, Salihu iu referua trajnerit kosovar Sokoli, i cili ishte shprehur se një ide e tillë mund të dështojë nëse niveli i futbollit nuk do të jetë në cilësinë e duhur, siç ndodh me Kupën e Pavarësisë. Kujtojmë se Kupa e Pavarësisë është një turne i përvitshëm futbollistik, i cili mbahet në Shqipëri.

Image

Ky turne organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Kosovës si përkujtim për Ditën e Flamurit. Për herë të parë është mbajtur në vitin 2009. Trajneri Sokoli në të shkuarën është shprehur skeptik mbi cilësinë e futbollit në një garë të tillë, duke përmendur shpërblimet jo vetëm financiare, por madje ai kishte thënë se skuadra fituese e Kupës së Pavarësisë të kualifikohej edhe në Kupat e Europës, veprim ky që do ta rriste ndjeshëm rëndësinë e këtij eventi.

“Është një kupë kombëtare që luhet në Ditën e Flamurit dhe unë po mendoj se ajo kupë e ka degraduar simbolikën e zhvillimit të ndeshjeve sepse ekipet marrin pjesë me formacione të dyta dhe kjo nuk shkon. Duhet të mendohet në këtë drejtim”, ishte shprehur Sokoli.

“Nëse dy federatat merren vesh me UEFA-n që fituesi i kësaj kupe ta sigurojë një vend në garat e UEFA-s, do t’i jepte besueshmëri kësaj lloj gare, përndryshe garat në këtë formë vetëm sa për të zhvilluar ndeshje mes një përfaqësuesi të Shqipërisë dhe një përfaqësuesi të Kosovës e humbin efektin”, deklaronte trajneri, duke propozuar një mënyrë për ta vlerësuar më tepër Kupën e Pavarësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco