Lukaku 'pozon' për kritikët, ka një koment për ta

Lukaku 'pozon' për kritikët, ka një koment për ta

10:15, 18/08/2019

Romelu Lukaku u transferua te Interi vetëm pak kohë më parë, pas një interesimi të gjatë nga zikaltërit.

Por, gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhej, për shkak se lojtari shpesh është akuzuar nga kritikët se është mbi peshë. Madje kohët e fundit është folur se lojtari nuk do të luajë në ndeshjen e parë në kampionat kundër Leçes, për shkak se është 104 kg, ndërsa mjekët nuk donin që ai të luante, nëse ishte mbi 100 kg.

Menjëherë pas këtyre zërave ka reaguar edhe sulmuesi, i cili ka hedhur një foto në rrjetin social “Instagram”, ku tregon trupin e tij me muskuj dhe shkruan: “ Jo keq për një njeri të shëndoshë”, duke treguar edhe gishtin e mesit.

Image

Mesa duket këto zëra kanë prekur edhe vetë lojtarin, i cili nuk nguron t’iu kthejë përgjigje kritikëve. Kujtojmë se Lukaku mund të bëjë debutimin e tij me Interin në një ndeshje zyrtare, në sfidën e 26 gushtit përballë Leçes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco