Justifikohet Modriç: Një veprim krejtësisht i pavullnetshëm

Justifikohet Modriç: Një veprim krejtësisht i pavullnetshëm

09:55, 18/08/2019

Ditën e djeshme Real Madridi zhvilloi ndeshjen e parë për këtë sezon në La Liga, kundër Selta Vigos, të cilën e fituan me rezultatin 1-3.

Gjithsesi pavarësisht fitores, madrilenëve iu duhej të luanin me 10 lojtarë për më shumë se 35 minuta, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Modriç, në minutën e 56’. Mesfushori kroat u përjashtua menjëherë nga arbitri i ndeshjes, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Denis Suarez.

Menjëherë pas kësaj 33-vjeçari ka reaguar, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku shkruan: “U ndëshkova për një veprim aksidental. Unë nuk do të bëja kurrë me qëllim një veprim të tillë kundër një lojtari tjetër. Krejtësisht e pavullnetshme.”, shkruan mesfushori.

Image

Në ndeshjen e ardhshme Zidanit i duhet të luajë pa një nga lojtarët më të  mirë të ekipit, siç është Luka Modriç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco