Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Napoli në sulm, arrin akordin me sulmuesin e PSV-së

Napoli në sulm, arrin akordin me sulmuesin e PSV-së

09:28, 18/08/2019

Napoli prej kohësh interesohet për lojtarin e Real Madridit, Hames Rodrigez.

Ançeloti e pëlqen shumë 28-vjeçarin, të cilin e ka pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte madrilenët dhe drejtuesit po mundohen t’ia sjellin atë te Napoli.

Gjithsesi arritja e një marrëveshje është larg dhe italianët po punojnë të sjellin lojtarë të tjerë në skuadër. Të kaltrit kanë arritur marrëveshjen me PSV-në, për transferimin e sulmuesit meksikan Lozano, në “San Paolo”.

24-vjeçari do t’i kushtojë arkave të Napolit, plot 42 milionë euro dhe së shpejti do të niset drejt Italisë për tu bashkuar me skuadrën e re.

Sipas mediave italiane, sulmuesi do të mbërrijë të martën për të kryer vizitat mjekësore dhe të mërkurën do të nënshkruajë kontratën italianët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco