Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Probleme me sulmin te Barça, dëmtohet Suarez

Probleme me sulmin te Barça, dëmtohet Suarez

09:19, 18/08/2019

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez do të humbasë katër javët e ardhshme pas dëmtimit që pësoi.

Uruguajani u largua pas 33 minutave lojë pas u ankua për një dhimbje në këmbën e djathtë në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.

Klubi tani ka lëshuar një deklaratë zyrtare, pasi u këshillua me mjekët e skuadrës, duke deklaruar se Suarez do t’i nënshtrohet testit të mëtejshëm në ditët në vijim, transmeton lajmi.net.

Ata nuk e kanë konfirmuar një periudhë të pritshme të rikuperimit për 32-vjeçarin, megjithatë është raportuar gjerësisht se ai do të jetë jashtë fushave deri të paktën javën e parë të shtatorit.

Skuadra e Ernesto Valverde humbi ndeshjen e tyre të parë të sezonit, ndërsa nuk do llogarisin në shërbimet e Suarez në ndeshjet ndaj Real Betis dhe Osasunas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco