Milani rikthen sytë nga mbrojtësi i Totenhemit

Milani rikthen sytë nga mbrojtësi i Totenhemit

09:02, 18/08/2019

Drejtuesit e Milanit po punojnë në merkato, për të afruar lojtarë që do ta ndihmonin teknikun Xhampaolo në sezonin e ri.

Kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga Premier Liga, teksa kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Totenhemit, Sergi Aurier.

Sipas asaj që shkruan “Soccerlink”, italianët kërkojnë të nënshkruajnë me 26-vjeçarin, si një huazim me të drejtë blerje.

Mbrojtësi u transferua në Angli, nga PSG-ja, dhe pikërisht asokohe për lojtarin interesohej edhe Milani, por ai zgjodhi “Spërsat”.

Pas 2 vitesh më vonë, kuqezinjtë rikthehen të shfaqin interes për ta pasur në skuadrën e tyre, mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e lehtë për të gjetur një marrëveshje, pasi Totenhemi pagoi 25 milionë euro për ta marrë Aurierin në skuadër, dhe do të preferonin ta largonin me të njëjtën shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco