Kolonia shqiptare në kampionatin zvicerian të futbollit pritet të rritet, ja kush klub po kërkon sulmuesin

Kolonia shqiptare në kampionatin zvicerian të futbollit pritet të rritet, ja kush klub po kërkon sulmuesin

23:35, 17/08/2019

Skuadra që tradicionalisht viteve të fundit sukseset i ka arritur falë shqiptarëve nga Kosova, po synon transferimin e një tjetri.

Baseli që kërkon që organikës së saj t’i shtojë edhe një lojtar me gjak shqiptar, lëvizje që do e dërgonte në 4 numrin e tyre në skuadrën aktuale.

 Bëhet fjalë për Florian Kamberin, sulmuesin që po mahnit me paraqitjet e tij te Hibernian.

Sipas asaj që shkruan “Edinburgh News”, gjiganti zvicerian ka dërguar skaut për të parë nga afër 24 vjeçarin me origjinë shqiptare, që në të kaluarën ka veshur fanellën e kombëtares Helvete.

Skautët e Basel ishin të pranishëm për të parë Kamberin në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Rangers. Në atë takim, Kamberi erdhi nga stoli, por nuk arriti që të bëj asgjë, pasi skuadra e tij u mposht me shifrat, 6-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco