Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Ramos: Na 'mbytën', por ne jemi Reali dhe dimë të reagojmë ndaj kritikave

Ramos: Na 'mbytën', por ne jemi Reali dhe dimë të reagojmë ndaj kritikave

23:07, 17/08/2019

Skuadra e Real Madrid arriti të triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Celta Vigos.

Lumturinë për këtë fitore nuk e fshehu as kapiteni i madrilenëve Sergio Ramos, i cili në një intervistë pas ndeshjes  tha se kjo fitore ishte e rëndësishme për ta, në mënyrë që ta nisin kampionatin siç duhet.

“Janë 3 pikë të rëndësishme. Ta nisësh sezonin me një fitore të jep besim, sidomos kur ajo vjen nga një ndeshje jashtë fushe, e pas shumë kritikash që kemi marrë gjatë verës”, tha Ramos.

“E dimë që ky është vetëm fillimi dhe se duhet të punojmë shumë. Forca e grupit doli në pah pas kartonit të kuq të Modric, duke duruar dhe fituar dhe kishim një marsh më shumë”, u shpreh mbrojtësi.

Sergio Ramos karikon skuadrën: “Pas kësaj fitore duhet te hedhim pas krahëve të gjitha momentet e këqija të muajve të fundit. Duhet të përqendrohemi te puna dhe rruga jonë, me dëshirën për të ngritur një qiell titullin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco