Adnan Januzaj: Ky trajner më detyroi të largohem nga Manchester United

Adnan Januzaj: Ky trajner më detyroi të largohem nga Manchester United

22:34, 17/08/2019

Adnan Januzaj kaloi një karrierë disa vjeçare tek skuadra e Manchester United.

Januzaj u transferua nga skuadra e Anderlecht tek skuadra e “Djajve të kuq” si një i ri që premtonte shumë, por 24 vjeçari nuk arriti të lejë gjurmë.

Për këtë arsye mesfushori me origjinë shqiptare, kaloi te skuadra e Real Sociedat.

Tek klubi spanjoll, Adnani, ka arritur të gjejë përsëri formën e tij maksimale dhe  kjo i ka sjellë dhe thirrjen nga kombëtarja belge.

Në një intervistë të fundit Januzaj ka kujtuar kohët kur ai ishte pjesë e Manchester United, ku u shpreh se tek ”Djajtë” ndjehej i lumtur por me ardhjen e Louis Van Gaalit si trajner, ai humbi shkëlqimin dhe u detyrua të largohej prej tyre.

“Unë u rrita te United, isha vërtet i lumtur derisa një vit pata një luftë të madhe me menaxherin dhe kjo më ngadalësoi".

"Unë gjithmonë e dija se kisha cilësi. Problemi ishte se nuk luaja dhe sa herë që hyja nga banka rezervë, ishte e vështirë të ndryshoja lojën ose të bëja diçka. Kjo gjë e bën më të vështirë për ju”.

“Për shkak se ju jeni një lojtar i cili mund të bëjë ndryshime, të shënojë gola dhe mund ta imagjinoni nëse menaxheri nuk ju jep besimin, kjo bëhet edhe më e vështirë për ju sepse nuk e dini çfarë të bëni: të sulmosh apo të luash thjeshtë”.

“Mora shumë kritika, por, për mua, nuk është problem sepse kurrë nuk e shikoj atë. Unë vazhdoj të bëj gjërat e mia dhe tani jam në një kampionat tjetër, jam i lumtur”, pohoi futbollisti shqiptar, i cili nuk kishte pranuar të luante për përfaqësuesen e Kosovës.
Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani ka pasur 47 paraqitje për klubin spanjoll dhe ka realizuar katër gola në të gjitha garat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco