Mane: Më vjen keq që shënova ndaj Southampton

Mane: Më vjen keq që shënova ndaj Southampton

22:11, 17/08/2019

Sadio Mane realizoi golin e parë në ndeshjen kundër Southampton, takim që skuadra e tij Liverpul e fitoi me rezultatin 2-1.

Mane në një intervistë për “BBC Sport” u shpreh i keq ardhur që shënoi kundër ish-skuadrës së tij, por kjo është pjesë e futbollit deklaroi futbollisti senegalez.

“Më vjen keq që shënova kundër ekipit tim të vjetër dhe më vjen keq që duhet të shënoj por tani jam duke veshur fanellë të Liverpul”.

“Southampton ishte një hap shumë i mirë në karierën time, kam respekt të madh për këtë klub.

“Është një vend i mrekullueshëm. Kam mësuar shumë këtu dhe ata janë njerëz shumë të mirë. Por është pjesë e futbollit dhe ju duhet të merreni me të”, përfundoi Mane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco