Suarez dëshiron të rikthehet tek Ajax

Suarez dëshiron të rikthehet tek Ajax

21:27, 17/08/2019

Legjenda e Ajaxit, Sjaak Swart, tregon se sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, dëshiron të kthehet në Ajax para se t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist.

Uruguaiani ka kaluar katër vjet me kampionët holandez në fillim të karrierës së tij, duke i shënuar 111 gola dhe duke e fituar 1 titull të Eredivisie, para se të kalojë në Liverpool në vitin 2011.

Ai nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Ajaxin asnjëherë dhe së fundi e bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, duke e falënderuar klubin që i dha atij gjithçka në karrierë.

Swart ka luajtur në Amsterdam gjatë gjithë karrierës së tij dhe ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm për skuadrën e Ajaxit dhe ka fituar tre trofe radhazi të Kupës Evropiane në fillim të viteve të 70-ta.

“Mendoj se ai dëshiron me të vërtetë të kthehet te Ajax. Menjëherë? Epo, ndoshta edhe menjëherë. Ai do të kthehet me të vërtetë te Ajax, thjesht nuk e di kur”, u shpreh Swart në një intervistë të dhënë për 'NH Sportcafe'.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco