VIDEO/ Nuk ka fitues në 'Etihad', Man City dheTottenham dhurojnë spektakël

VIDEO/ Nuk ka fitues në 'Etihad', Man City dheTottenham dhurojnë spektakël

20:34, 17/08/2019

Takimi midis Manchester City dhe Tottenham nuk ka fitues.

Kjo ndeshje u mbyll në barazim 2-2, dhe i pati të gjitha emocionet brenda saj.

Në pjesë e parë u shënuan 3 gola.

Sterling kaloi në avantazh në minutën e 20 skudrën e “qytetarëve”, por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 23, Erik Lamela barazoi shifrat.

Pjesa e parë do të na dhuronte dhe një gol tjetër. Argjentinasi Kun Aguero do të realizonte në minutën e 35 një gol të thjeshtë nga brenda zone.

Ndërsa me fillimin e të dytës ishte Lucas Moura (56) që shënoi për skuadrën e Tottenham duke barazuar gjithçka.

Man City arriti të shënonte dhe një gol me anë të Jesus në fundin e ndeshjes, por VAR anuloi gjithçka, pasi topi ishte prekur me dorë nga ana e Aymeric Laporte.

City ndeshjen e ardhshme udhëton te Bournemouth, ndërsa Tottenham pret Newcastlen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco