Shaqiri shfaqet i zhgënjyer: Këtë sezon nuk po luaj fare, po shikoj për ndonjë...

Shaqiri shfaqet i zhgënjyer: Këtë sezon nuk po luaj fare, po shikoj për ndonjë...

19:37, 17/08/2019

Pas vetëm një sezoni të kaluar në ‘Anfield’, Xherdan Shaqiri ka vendosur që të largohet.

Sipas mediave britanike, mesfushori nuk është aspak i kënaqur me faktin se edhe këtë sezon do të jetë në stol, siç dhe ka ndodhur në ndeshjet e fundit.

Trajneri Jurgen Klopp e ka lënë sërish në stol 27 vjeçarin me origjinë shqiptare, por që luan për Zvicrën.

Duke folur për mediat, Shaqiri tha: “Jam i zhgënjyer që edhe këtë sezon nuk do të luaj shumë. Madje nuk po luaj fare”.

“Asnjërit nuk i pëlqen të qëndrojë në stol. Është e qartë që unë dua më shumë minuta në dispozicion. Do të shoh situatën përreth për ndonjë zgjidhje tjetër”, u shpreh Shaqiri, që ka oferta nga Franca (Monaco) dhe Turqia (Galatasaray).

“Nuk kam asnjë ide për oferta në adresën time dhe se kush është interesuar për mua”, tha Shaqiri, i cili duket  i paqartë se ku do ta vazhdoi karrierën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco