Kukësi zyrtarizon dhe një tjetër afrim në merkato

Kukësi zyrtarizon dhe një tjetër afrim në merkato

17:22, 17/08/2019

Skuadra e Kukësit po bën përgatitjet për ndeshjen e nesërme në Supër Kupën e Shqipërisë.

Megjithatë drejtuesit e klubit po vazhdojnë të bëjnë merkato dhe kanë afruar një qendërmbrojtës.

Bëhet fjalë për nigerianin Erhun Obanor, 23 vjeç, i cili ka qenë pjesë e kombëtares U23 të vendit të tij, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Obanor ka qenë pjesë e gjermanëve të Greuther Furth në sezonet 2016-2018, ndërsa vitin e fundit u aktivizua me kroatët e NK Rudes.

Nigeriani ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco