Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Përveç Balotellit, Brescia po mendon edhe për një tjetër goditje ‘big’

Përveç Balotellit, Brescia po mendon edhe për një tjetër goditje ‘big’

16:19, 17/08/2019

Brescia është rikthyer pas disa vitesh në Serie-A.  Drejtuesit e klubit po mundohen që të ndërtojnë një ekip sa më të kompletuar për të konkurruar në kampionatin italian.

Përveç Mario Balotellit në sulm, një transferim “luksi” për një klub të sapo ngjitur në kategorinë më të lartë të futbollit italian, drejtuesit mendojnë të afrojnë një tjetër emër cilësor, këtë herë në mesfushë.

“Luanët” po mendojnë për ish-lojtarin e Juventusit, Claudio Marchisio. 33-vjeçari aktualisht është pa ekip, pasi pak kohë më parë zgjidhi kontratën me rusët e Zenit. Drejtuesit e Brescias do të kërkojnë të bindin ish-mesfushorin e kombëtares italiane të pranojë ofertën e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco