VIDEO/ Arsenali merr fitoren e dytë në Premier League, mposht Burnleyn

VIDEO/ Arsenali merr fitoren e dytë në Premier League, mposht Burnleyn

15:31, 17/08/2019

Arsenali ka marrë fitoren e dytë radhazi për këtë sezon në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka mposhtur me rezultatin 2-1 Burnleyn ku një paraqitje të mirë bëri mesfushori Dani Ceballos, që asistoi te të dy golat për londinezët.

Alexandre Lacazette në minutën e 13’, nga një situatë aspak e lehtë shënoi për 1-0. Në fund të pjesës së parë, miqtë barazuan rezultatin në 1-1 me anë të Ashley Barnes.

Për fitoren e “topçinjve” mendoi Pierre-Emerick Aubameyang i cili realizoi në minutën e 64’.

Pas dy javësh, Arsenali kryeson Premier Leaguen me 6 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco