Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas Coutinhos, Bajerni zyrtarizon një tjetër transferim të bujshëm!

Pas Coutinhos, Bajerni zyrtarizon një tjetër transferim të bujshëm!

14:26, 17/08/2019

Bayern Munich ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Borussia Monchengladbachun për transferimin e mesfushorit Mickael Cuisance.

Lojtari 20-vjeçar është shndërruar në një ndër mesfushorët më cilësorë në Bundesligwn gjermane që nga koha kur iu bashkua Monchengladbachut nga Nancy në vitin 2017.

“Mickael ka pikat e tij të forta në futboll. Ai ka një teknikë të shkëlqyer, një këmbë të majtë të fortë dhe një mentalitet të shkëlqyeshëm” ka thënë drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic.

Mesfushori do të bëhet lojtari i pestë francez tek bavarezët, duke u bashkuar me Kingsley Coman, Corentin Tolisso, Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard.

 


 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco