ZYRTARE: Pasi u shpall kampion, sulmuesi largohet nga Partizani

ZYRTARE: Pasi u shpall kampion, sulmuesi largohet nga Partizani

13:52, 17/08/2019

Partizani ka ndërprerë kontratën me sulmuesin Emmanuel Mensah.

Ganezi 25-vjeçar shënoi 5 gola në kampionatin e kaluar me të kuqtë, por nuk ka më vend në planet e trajnerit Franco Lerda. Ai duhet ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, klubi i Partizanit zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit, ndërsa falenderon ganezin për aventurën 1-vjeçare.

Njoftimi zyrtar i Partizanit:

Klubi i Futbollit Partizani falënderon Emmanuel Mensah për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Sulmuesi nga Gana i cili ishte pjesë e suksesit të fitimit të titullit kampion, ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë duke gjetur edhe mirëkuptimin me drejtuesit e klubit. Nëpërmjet kanalit zyrtar, sulmuesi 25 vjeçar falenderon klubin duke i uruar suksese në sezonin e ri, si dhe tifozerinë e Partizanit, e cila do të mbetet pjesë e paharruar në eksperiencën e tij 1 vjeçare duke u shpallur kampion i Shqipërisë.
Njëkohësisht klubi dëshiron të falënderoj Emmanuel Mensah, duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco