Valverde analizon humbjen: Na mungoi Leo Messi

Valverde analizon humbjen: Na mungoi Leo Messi

13:00, 17/08/2019

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në La Liga.

Katalanasit janë mposhtur me rezultatin 1-0 në “San Memes” përballë Athletico Bilbao, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Në këtë ndeshje mungonte Lionel Messi, për shkak të dëmtimit në pulpën e këmbës së djathtë.

Messi? “Na mungon, sigurisht, sepse Leo të zgjidh ndeshje të mbyllura”, u shpreh Valverde pas ndeshjes.

Leo e mbylli sezonin e kaluar me 51 gola në 50 ndeshje dhe ka dhuruar edhe 22 asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco