Zidane flet për transferimin e mundshëm të Pogbas dhe Neymarit

Zidane flet për transferimin e mundshëm të Pogbas dhe Neymarit

12:56, 17/08/2019

Paul Pogba dhe Neymar vazhdojnë të jenë objektivat kryesor të merkatos së Real Madridit.

Për dy futbollistët që lidhën me një kalim të mundshëm në "Santiago bernabeu", ka folur edhe trajneri Zinedine Zidane.

“Paul Pogba është futbollist i Manchesterit dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen ndaj Celtas”, u shpreh Zidane.

“Neymar nuk është një lojtar i Real Madridit dhe unë vetëm sa thashë se të rëndësishëm janë lojtarët që gjenden këtu në ekipin tonë”, përfundoi tekniku francez.

Real Madridi do të luaj takimin e parë në La Liga në transfertë ndaj Celta Vigos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco