ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Vllaznisë nis një aventurë të re në Kosovë

ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Vllaznisë nis një aventurë të re në Kosovë

11:36, 17/08/2019

Antonio Marku ka vendosur të largohet nga Shkodra, duke firmosur me ekipin e Drenicës për sezonin e ardhshëm.

Ish-kapiteni i Vllaznisë, u përball këtë verë me një situatë të pakëndshme duke qenë se pavarësisht faktit se qëndroi te Vllaznia edhe në Kategorinë e Parë, pak ditë më parë ishte trajneri ai që i kërkoi të ishte në provë te skuadra shkodrane.

I vënë para këtij kushti, Marku ka refuzuar të jetë në provë duke qenë se aftësitë e tij tashmë dihen.

Me një falënderim publik për Vllazninë, Marku i ka dhënë fund aventurës në vend duke kaluar në Kosovë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco