Pas Coutinhos, nëse paguhen kaq miliona Barça i thotë ‘PO’ largimit një tjetër lojtari!

Pas Coutinhos, nëse paguhen kaq miliona Barça i thotë ‘PO’ largimit një tjetër lojtari!

11:20, 17/08/2019

Arturo Vidal është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra e Barcelonës.

Futbollisti kilian nuk u ftua nga trajneri Valverde në ndeshjen e parë të La Ligas kundër Athletic Bilbaos.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona do të ishte e gatshme ta linte Arturo Vidalin të largohej në këmbim të 20 milionë euro.

PSG dhe Inter Milan raportohet se kanë qenë të interesuara për Vidal pasi Antonio Conte do të dëshironte të ribashkohej me sulmuesin nga Kili.

Mbetet për tu parë nëse Nerazzurrët mund ta përmbushin çmimin e kërkuar prej 20 milionë eurosh, apo nëse ata mund t’i bindin për ta marrë Vidalin në formë të huazimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco