Barcelona konfirmon dëmtimin, zbulohet sa do të mungojë Suarez!

Barcelona konfirmon dëmtimin, zbulohet sa do të mungojë Suarez!

10:13, 17/08/2019

Pas Lionel Messit, Barcelona konfirmon dëmtimin e Luis Suarezit.

Uruguaiani pësoi një dëmtim kundër Atletico Bilbaos dhe u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 33' për shkak të një goditjeje që mori në këmbën e djathtë.

Ai kreu të gjitha analizat mjekësore dhe Barcelona doli me një komunikatë për shtyp paraditen e sotme për të konfirmuar dëmtimin. Ai ka një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë.

Katalanasit nuk tregojnë se sa pritet të mungojë Suarez, por mediet spanjolle bëjnë me dije se trajneri Ernest Valverde nuk do ta ketë të gatshëm për 3 deri në 4 javë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco