Real apo Barça?/ Raportohet për arritjen e marrëveshjes, Neymar po zgjedh klubin e ri

Real apo Barça?/ Raportohet për arritjen e marrëveshjes, Neymar po zgjedh klubin e ri

09:43, 17/08/2019

Rikthimi i Neymarit në Spanjë nuk është një ëndërr por çdo ditë po shkon drejt realitetit.

Gazetari i “MundoDeportivos”, Francesc Aguilar, ka raportuar mbrëmë se PSG dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje me Neymarin dhe orët në vijim pritet të kryhet zyrtarizimi.

Nuk bëhen me dije detajet e negociatave por thuhet se Real Madrid dhe PSG-ja kanë rënë në gjuhën e përbashkët, por oferta e fundit ishte 120 milionë euro plus shërbimet e Luka Modric.

Nuk përjashtohet mundësia që me disa modifikime të vogla, por thuhet se PSG në parim e ka pranuar këtë ofertë duke sjellë në Francë fituesin e “Topit të Artë”.

Neymar që mban epitetin e lojtarit më të shtrenjtë në histori të futbollit, ka qenë instrumental i negociatave të shumta këtë verë.

Edhe Barcelona kërkoi rikthimin e tij në "Camp Nou" në ofertën që përfshinte 100 milionë euro plus Philippe Coutinhon që tashmë zgjodhi të transferohet te Bayern Munich.

Kalimi i Coutinhos në kampionatin gjerman vështirëson situatën për afrimin e Neymarit në "Camp Nou". Ish-lojtari i Liverpool-it nuk mund të përfshihet më në diskutime, ndërsa Dembele ka refuzuar një mundësi të tillë. Kampionët e Spanjës nuk kanë më sulmues për të ofruar në atë nivel që mund të kënaqë PSG-në. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco