Barça humbje shokuese, kjo është nota për debutuesit Griezmann dhe De Jong

Barça humbje shokuese, kjo është nota për debutuesit Griezmann dhe De Jong

23:10, 16/08/2019

Barcelona ka pësuar një humbje shokuese 1-0 në “San Memes” përballë Athletico Bilbaos, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Vlen të theksojmë që në këtë përballje mungonte Lionel Messi, por De Jong dhe Griezmann bënë debutimin me fanellën e Barçës në La Liga.

“Whoscored” publikoi vlerësimin e lojtarëve ku në sy bie nota e Ter Stegen (7) i cili u shpall më i miri nga katalanasit, ndërsa Griezman mori notën (6.4).

Debutuesi tjetër me fanellën katalanase në La Liga, De Jong mori notën mesatare (6.7), shkruan SYRI.net.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Aduriz i cili u fut në fushë si zëvendësues për t'i dhuruar fitoren ekipit të tij duke realizuar një "perlë" të vërtetë.

Autori i supergolit me rofishatë mori vlerësimin (7.2).

Ja notat e lojtarëve pas ndeshjes:

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco