VIDEO/ Gabim në Superkupën e Europës, penalltia e Chelseat duhej përsëritur

VIDEO/ Gabim në Superkupën e Europës, penalltia e Chelseat duhej përsëritur

08:43, 15/08/2019

Liverpooli fitoi mbrëmjen e djeshme Superkupën e Europës, pasi mundi me penallti Chelsean në finalen dramatike që u luajt në Stamboll, shkruan Syri.net.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa 2 gola të tjerë u shënuar në 30 minutat shtesë, nga një për çdo skuadër dhe fituesi u shpall pas gjuajtjeve të 11-metërshave.

Liverpooli i shënoi të gjitha goditjet, ndërsa Chelsea realizoi 4. Deçizive ishte penalltia e fundit, që u godit nga Tammy Abraham.

Portieri i Liverpoolit, Adrian, priti me këmbë topin e gjuajtur e nga lojtari i Chelseat, por kjo ka sjellë kontestime.

Nga pamjet duket që “gardiani” ishte jashtë vijës së portës dhe sipas rregullores së re, penalltia duhej përsëritur.

Por gjyqtarja franceze e quajti të rregullt dhe Liverpooli fitoi Superkupën e Europës.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin e gjuajtjes së penalltisë dhe gjykojeni vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Titaniku15/08/2019 11:45

Kurse penalltia e Chelsit u dha kot.

Shto koment

Denonco