VIDEO/ Liverpooli fiton Superkupën e Europës, mposht me penallti Chelsean

VIDEO/ Liverpooli fiton Superkupën e Europës, mposht me penallti Chelsean

23:45, 14/08/2019

Liverpooli është fituesja e Superkupës së Europës.

Të besuarit e Jurgen Kloppit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur Chelsean në finalen e parë evropiane për këtë sezon.

Liverpooli ka arritur këtë sukses për herë të katërt në histori të klubit ndërsa Tammy Abraham ishte fytyra tragjike e bluve londinezë pasi humbi penalltinë e fundit.

120 minuta lojë nuk mjaftuan për të nxjerrë fituesin, ndërsa golat gjatë lojës u shënuan nga Olivier Giroud, Jorginho (penallti) dhe për “Redsat” realizoi dy herë Sadio Mane.

Vlen të theksojmë që minutat e fundit të pjesës së dytë dhe në shtesë loja pësoi një ritëm të ulët për shkak të kondicionit fizik të lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco