Shkëmbimi Icardi - Dybala? Ja çfarë thotë drejtori sportiv i Juventusit

Shkëmbimi Icardi - Dybala? Ja çfarë thotë drejtori sportiv i Juventusit

23:26, 14/08/2019

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, ka folur sot për “Sky Calcio” në lidhje me merkaton e bardhezinjve. Ai ka konfirmuar se kohët e fundit nuk ka patur shumë lëvizje, por gjithçka është nën kontroll.

“Gjatë merkatos ka gjithnjë shumë fjalë e thashetheme dhe në fund jo gjithçka është e vërtetë apo jo çdo objektiv realizohet. Gjithsesi, ne kemi besim dhe njëkohësisht jemi të qetë. Në fund do të bëjmë llogaritë”, tha Paratici, pa përmendur emra konkretë.

“Dybala? Te Juventusi janë të gjithë njësoj. Është një lojtar i madh, një “numër 10”. Kemi një ekip me shumë lojtarë të mëdhenj, jemi mes skuadrave më të mira në botë. Kemi lojtarë kampionë që i respektojmë, pasi janë profesionistë”, tha më tej Paratici.

Në lidhje me një shkëmbim të mundshëm mes Icardi e Dybala, shefi i Juventusit u shpreh: “Icardi është një lojtar i Interit, ndaj nuk flas për të. Ne kemi mjaft sulmues të mëdhenj. Kemi edhe Higuain apo Mandzukic, që janë golashënues. Kemi Ronaldo, pra, jemi të kompletuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco