Rikthim i bujshëm në Serie A, Balotelli arrin marrëveshjen me skuadrën italiane

Rikthim i bujshëm në Serie A, Balotelli arrin marrëveshjen me skuadrën italiane

20:57, 14/08/2019

Mario Balotelli është në kërkim të një skuadre të re.

Kohët e fundit qarkullonte lajmi se italiani kishte arritur marrëveshjen me Flamengon, dhe ishte shumë afër kalimit në kampionatin brazilian.

Por, mesa duket ka ndryshuar gjithçka me lojtarin që ka refuzuar të transferohet në Brazil, dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Itali.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, sulmuesi do të bashkohet me Brescia, teksa thuhet se është arritur marrëveshja midis të dyja palëve.

29-vjeçari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të fitojë 1 milion euro në sezon, e cila bashkë me bonuset mund të shkojë në 3 milionë euro në vit.

Në këtë mënyrë Balotelli do të rikthehet në Serie A, ku më parë ka luajtur për Interin dhe Milanin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco