‘Është më i mirë në botë’/ Mane befason: Ja kush meriton të fitojë ‘Topin e Artë’

‘Është më i mirë në botë’/ Mane befason: Ja kush meriton të fitojë ‘Topin e Artë’

19:11, 14/08/2019

Sadio Mane ka befasuar të gjithë me deklaratën për fituesin e “Topit të Artë”.

Anësori senegalez ka injoruar shokun e skuadrës te Liverpooli, Van Dijk i cili është kandidat potencial duke rivalizuar Lionel Messin në çmimin më prestigjioz në rangun individual.

Por për Mane është e qartë që “Topi i Artë” duhet t’i jepet Lionel Messit i cili sipas tij është lojtari më i mirë në botë, shkruan SYRI.net.

"Messi është lojtari më i mirë në botë dhe mendoj se ai e meriton “Topin e Artë”. Të gjithë e njohim dhe e dimë se çfarë është në gjendje që të bëjë" i tha ai një konference për shtyp.

"Unë nuk mendoj se mund ta fitoj unë ose një lojtar tjetër këtë çmim pasi Messi është akoma lojtari më i mirë në botë dhe nuk ka rëndësi nëse ai nuk është në finalen e Champions Leagues”, përfundoi ai.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco