Rrëfim i pazakontë: Klopp veshi mbathjet e Ronaldos para finales së Championsit

Rrëfim i pazakontë: Klopp veshi mbathjet e Ronaldos para finales së Championsit

18:28, 14/08/2019

Georginio Wijnaldum ka zbuluar se si trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppit veshi mbathjet "CR7" para finales së Champions Leagues në vitin 2018.

Sigurisht që përballë Real Madridit me më shumë trofe në kompeticionin më të rëndësishëm presioni është shumë i madh, por Klopp edhe para asaj sfide e ka bërë si duhet punën e tij, duke hequr presionin me një gjest vërtet qesharak, zbulon mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum për “Goal”.

Duke qenë i vetëdijshëm për presionin e madh që kishin lojtarët e tij para finales së Kievit, trajneri gjerman shkoi në një takim me futbollistët pasi kishte veshur bokserat e markës së Cristiano Ronaldos.

“Ne pamë se ai kishte veshur mbathje të shkurtra (boksera) të Cristiano Ronaldos. Këmishën e kishte futur pikërisht në mbathjet që kishin logon CR7. Të gjithë futbollistët në dhomën e zhveshjes u shtrinë në dysheme duke qeshur. Ky episod me të vërtetë theu akullin. Zakonisht në ato situata, të gjithë janë seriozë dhe të përqendruar. Por ai ishte i qetë dhe e bëri këtë shaka. Klopp ka bërë me qindra shaka të tilla. Nëse shihni se menaxheri juaj është me të vërtetë i sigurt dhe i qetë, do të ketë efekt tek lojtarët. Ai bën figurën e babait me ato gjëra për lojtarët. Me shakatë dhe gjuhën e tij të trupit, ai u heq presionin e lojtarëve”.

Pavarësisht se e humbën atë finale, lojtarët e Liverpoolit bënë mrekullinë një vit më pas,  duke mposhtur Tottenham në finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco