Plas te Flamurtari/ Japin dorëheqjen trajneri dhe drejtori sportiv

Plas te Flamurtari/ Japin dorëheqjen trajneri dhe drejtori sportiv

17:49, 14/08/2019

Ende pa e nisur aventurën e tyre në krye të skuadrës së Flamurtarit, trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori sportiv Artim Pollozhani, kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet e tyre, raporton “Panorama Sport”.

Sipas asaj që thuhet, dështimet e njëpasnjëshme financiare dhe mungesa e premtimeve të administratorit Sinan Idrizi, kanë detyruar dyshen teknike të largohet menjëherë.

Ndërkohë, vetë Sinan Idrizi është shprehur se largimi i tyre ka qenë një kaprico, pasi ai kishte arritur të nënshkruante me një lojtar, të cilin trajneri Haxhiu nuk e donte në ekip. Konkretisht Idrizi nuk jep emra, por së fundmi me Flamurtarin kanë firmosur Sukaj, Hoxhaj dhe Bajraktareviç.

Gjithsesi, në Vlorë më së shumti besojnë se ky është justifikimi i radhës i Idrizit, ndërsa me kampionatin që fillon pas 10 ditësh, Flamurtari bie sërish në kolaps total, teksa mbeten pikëpyetje të mëdha për faktin sesi FSHF ka arritur të licensojë një ekip me kaq probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco