Klubi italian refuzon ish-yllin e Bayern Munchen

Klubi italian refuzon ish-yllin e Bayern Munchen

16:39, 14/08/2019

Franck Ribery është në kërkim të një skuadre të re. Mesfushori francez është larguar nga Bayern Munchen dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në edicionin e ri.

Mediat italiane raportojnë se Ribery i është ofruar skuadrës së Torinos.

Mirëpo, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, dhe drejtori sportiv Massimo Bava, kanë refuzuar mundësinë e transferimit të tij.

Ribery nuk do ta veshë fanellën e Torinos në sezonin e ardhshëm, megjithatë Fiorentina mbetet një pistë për francezin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco