Manchester United vendos ‘prangat’ për Paul Pogba

Manchester United vendos ‘prangat’ për Paul Pogba

16:30, 14/08/2019

“Vendose shpirtin në paqe, nuk do të largohesh”. Këto fjalë ka dëgjuar Paul Pogba nga drejtuesit e klubit anglez të Manchester United.

Mundësitë që francezi të transferohej në këtë sesion të merkatos u reduktuan ndjeshëm në çastin kur United në ditën e fundit të merkatos në hyrje më 8 Gusht nuk kreu asnjë lëvizje, pra nuk nënshkroi me asnjë zëvendësues të mundshëm, shenjë e qartë që nuk kishte ndërmend ta shiste kartonin e 26-vjeçarit.

Gjithsesi Pogba kishte ende shpresë te Reali i Madridit dhe tek një ofertë faraonike, së cilës Manchester United nuk mund t’i thoshte jo, por me sa raportojnë mediat spanjolle, klubi britanik është gati të refuzojë çdo shifër për Pogban, madje nuk do ta dorëzonte kartonin e mesfushorit as për 200 milionë euro.

Afrimi i ish-lojtarit të Juventusit ishte një nga kërkesat që Zinedine Zidane i kishte parashtruar drejtuesve, të cilët kishin kryer lëvizjet e para, por shifra fillestare e vendosur nga United 160 milionë euro kishte bërë që madrilenët të mos ishin optimistë.

Tashmë duket se është mbyllur përfundimisht dera e kalimit në Madrid për Paul Pogban.

Solskjaer nuk ka shumë alternativa në mesfushë dhe për këtë arsye drejtuesit anglezë i kanë vendosur “prangat” yllit francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco